Glossary entry

English term or phrase:

underserved and vulnerable populations

Albanian translation:

popullata të cënueshme/të cënuara e me mangësi shërbimesh

Added to glossary by Roland Lelaj
Mar 8, 2017 22:49
7 yrs ago
4 viewers *
English term

underserved and vulnerable populations

English to Albanian Medical Medical: Health Care
"Make healthcare accessible and equitable to the underserved and vulnerable populations."

E kuptoj që flitet për shtresat e popullsisë që marrin shërbim të pamjaftueshëm dhe ato delikate, të lëndueshme.

A ju vjen ndër mend ndonjë term tjetër më i përshtatshëm në shqip?

Faleminderit paraprakisht!
Change log

Mar 14, 2017 19:52: Roland Lelaj changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/680560">Roland Lelaj's</a> old entry - "underserved and vulnerable populations "" to ""popullata të cënueshme e me shërbim të mangët""

Mar 14, 2017 23:29: Roland Lelaj changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/680560">Roland Lelaj's</a> old entry - "underserved and vulnerable populations "" to ""popullata të cënuara e me mangësi shërbimesh""

Nov 15, 2021 15:28: Roland Lelaj changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/680560">Roland Lelaj's</a> old entry - "underserved and vulnerable populations "" to ""popullata të cënueshme/cënuara e me mangësi shërbimesh""

Discussion

Ledja Mar 14, 2017:
Një korrigjim i vogël dhe sqarim i mëtejshëm Unë në fakt e kisha vënë me qëllim "cenueshme" dhe jo "cenuara" për faktin se "vulnerable" si shpjegim ka të qenurit i ekspozuar ndaj probabilitetit për t'u dëmtuar, lënduar apo sulmuar dhe jo të qenurit i tillë medoemos. P.sh. një fëmijë është i cenuar (harmed) kur ka përjetuar një keqtrajtim, por i cenueshëm (vulnerable) kur jeton në kushte ku keqtrajtimi është i mundur.

Korrigjimin e kam me "e"-në, sepse hapa fjalorin Alb-Eng dhe nuk po e gjeja fjalën në "cë--". Drejtshkrimi e do "cen", "cenoj", "cenuar", dhe kjo e fundit përkthehet në tre kuptime kryesore: slightly injured / deformed / insulted /, ndërsa "cenueshëm" si "vulnerable" dhe "voidable" (Law).

Megjithatë, siç kam thënë dhe më parë, fjala nuk është ideale, por më e përafërta nga ato që kemi.

I mirëpres diskutimet - shpresoj dhe uroj të jenë më të shpeshta nëpër pyetjet që shtrohen :)

Punë të mbarë!
Roland Lelaj (asker) Mar 14, 2017:
Faleminderit Gentiana!
Për mua më shumë rëndësi ka rrahja e mendimeve sepse kështu mësojmë dhe marrim nga njeri-tjetri.
Gentiana Kasemi Mar 14, 2017:
Po pse "të cënueshme"? Unë do të thosha më mirë "të cënuara". E para duket sikur ligjëson cënimin, ndërsa e dyta ka ngjyrimin viktimor të këtyre grupeve popullsish.
"me shërbim të mangët" do ta bëja "me mangësi shërbimi" për të theksuar konceptin e mangësisë.

E di që është koment i vonuar, por tani e lexova.
Ju përshëndes.
Roland Lelaj (asker) Mar 8, 2017:
"Underserved" not "Undeserved" Përshëndetje Klemi,
Së pari, të falenderoj për përgjigjen e shpejtë dhe kontributin tënd.

Pyetja ime ishte për një term i cili ngjan me atë që përmend ti por që ka kuptim kryekëput tjetër mendoj unë. "Underserved" (not well, not enough served) versus "Undeserved" (i padenjë, i padëshiruar)...

Proposed translations

55 mins
Selected

popullata të cënueshme e me shërbim të mangët

Fjala "vulnerable" nuk ka gjetur ndonjë përkthim të goditur në shqip dhe shpesh e gjen të transliteruar si "vulnerabël" edhe në shkrime zyrtare.

Edhe "nën-shërbyer" është përkthyer si term i drejtpërdrejtë, po në raste të pakta.

Kështu që, dy sygjerime që më vijnë në mend janë:
ose një përkthim i drejtpërdrejtë si "popullata të nënshërbyera dhe vulnerabël"
ose me pak përshtatje (dhe ndryshim rendi) "popullata të cënueshme e me shërbim të mangët".

Të dy të mësipërmit mbeten përpjekje dhe jo shprehje të stabilizuara, për fat të keq.

Example sentence:

"...një pakicë e vogël ngelet e cënueshme nga një fushatë e shënjestruar ..."

"Ky instrument synon të mbështesë financimet për sektorin e nën-shërbyer të agrobiznesit..."

Note from asker:
Faleminderit Ledja për kontributin tënd dhe propozimin origjinal!
Something went wrong...
3 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit!"
6 mins

popullsia e padenjë ( e konsideruar si e tillë) dhe e pambrojtur

ose popullsia e konsideruar e padenjë dhe e pambrojtur
Note from asker:
Faleminderit Klemi për përgjigjen e shpejtë!
Something went wrong...
7 hrs

shtresat e margjinalizuara të popullsisë

Në fakt, ekziston një term gjithëpërfshirës për këto shtresa. Thjesht si sugjerim.
Note from asker:
Faleminderit Alban për sugjerimin. Unë do të dëshiroja që të gjenim së bashku një zgjidhje me terma në shqip. "Margjinalizim" vjen nga "margin/margine" që nuk ekziston në shqip.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search