Glossary entry

English term or phrase:

hydroplaning

Albanian translation:

rrëshqitje e gomave/mjetit mbi ujë

Added to glossary by Gentiana Kasemi
May 20, 2008 00:07
15 yrs ago
2 viewers *
English term

hydroplaning

English to Albanian Tech/Engineering Transport / Transportation / Shipping
Shembull shprehjeje: "The best way to keep your car from hydroplaning (tires riding on top of water) is ..."

E kam parasysh kuptimin, por desha të di a kemi një fjalë shqipe të veçantë apo, sikurse në gjuhët e tjera, përdoret vetëm ndonjë huazim ("hidroplanin/aquaplaning").

Falemnderit!

Proposed translations

+4
13 hrs
Selected

rrëshqitje mbi ujë

Tung Genta,

Ky është vetëm një supozim që më bie ndër mend.
Një fjalë tjetër sinonime është "aquaplaning", por edhe
"skidding".
Kur bie shi mbi asfalt krijohet një shtresë uji mbi të cilën automjetet ndonjiëherë, papritmas, hasin mbi autostradë. Me atë rast ndjehet një goditje e rëndë se krijohet një lloj "jastëk ajri" midis shtresës së ujit dhe automjetit që ka si rezultat rrëshqitjen e shpeshherë humbjen e kontrollit...
Shpresoj se në Shqipëri tashmë ekziston një term i saktë për këtë dukuri.


Peer comment(s):

agree pakoment : Po është termi i duhur pasi nuk ekziston tjetër përkthim në Shqipëri.Ky fenomen është përkufizuar si i tillë edhe në lëndët teknike.Pra bëhet fjalë për rëshqitje për shkak të shtresës së ujit që ndodhet ndermjet rrotës së makinës dhe asfaltit te rrugës.
25 mins
Faleminderit.
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
23 hrs
Faleminderit.
agree Elvana Moore
18 days
Faleminderit.
agree Eva T
81 days
Faleminderit.
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falemnderit të gjithëve për ndihmesën! " ... rrëshqitje e gomave/mjetit mbi ujë (angl.: hidroplaning") ... " "
7 hrs

shtresa e ujit midis rrotës dhe rrugës

Përshëndetje Genta dhe kolegë,
1) së pari dua të them që ky term i ngjan atyre termave që unë has për shembull në inxhinierinë civile, që nuk kanë një përkthim me një fjalë të vetme, dhe jo vetëm në inxhinieri. Nëse klienti yt, Genta, do vetëm një fjalë të vetme, nuk di ç'të them.

2) Ta linim kështu siç është do të ishte ideja më e keqe, sipas mendimit tim, kam frikë se do tingëllojë keq ose di rrinte aty në mes të tekstit pa u marrë vesh se ç'është, pasi kështu siç është nuk i thotë asgjë shqiptarëve dhe mbi të gjitha, as nuk është përdorur më parë, si ndonjë tjetër, në gjuhën origjinale.

3) Ndoshta keni dëgjuar për Asfaltin vetë-kullues (asfalto auto-drenante). Në përkthimet e bëra në Specifikimet Teknike të punimeve civile për asfaltimin e rrugës Fier-Levan dhe të rrugëve të tjera më vonë thuhet se "ky lloj asfalti ndihmon në uljen në minimum të mundësisë që shtresa e ujit të ngelet midis rrotës dhe rrugës", dhe në anglisht: this kind of asphalt helps lowering to minimum the hydroplaning.

Përkthimi mund të jetë diçka rreth këtij grupi fjalësh, pasi sipas mendimit tim, lënia siç është nuk do të ishte ide e mirë.

Shpresoj të të kem ardhur sado pak në ndihmë.

Fabiana
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search